Pas suksesit të jashtëzakonshëm të shtetit të Kosovës në Olimpiadën STEM në Paris, Qendra INFINIT me seli në Prishtinë organizoi një pritje për drejtorin gjeneral të STEM z.Benjamin Chen, i cili vizitoi vendin tonë më datën 11 dhe12 shtator. Më datën 11 shtator 2023, nga ora 17:00 drejtori i Olimpiadës STEM z.Benjamin Chen do të mbajë Sesion informues në Qendrën INFINIT.

Me këtë rast për nder të suksesit të jashtëzakonshëm të gjashtë nxënësve të shkollës sonë të cilët ishin pjesëmarrës dhe fitues të vendeve të para në këtë olimpiadë e cila u mbajt në Paris, mysafirë të veçantë ishin edhe kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, zv.ministri i MASHTI-t si dhe mysafirë të tjerë të ftuar si dhe përfaqësues nga shkolla “Hasan Prishtina”.

Kryeministri Kurti i përgëzoi nxënësit për suksesin dhe rezultatet e arritura në këtë olimpiadë të rëndësishme, duke iu dëshiruar suksese edhe në të ardhmen.

Drejtoria e shkollës