Me fillimin e vitit shkollor ringjallet edhe jeta shoqërore, jo vetëm në shkollë, por edhe në qytet dhe më gjerë.

Kështu, për nxënësit tanë, shkrimtari Imri Trena i dhuroi bibliotekës së shkollës shumë tituj të librave të tij të botuar viteve të fundit në mbi 50 ekzemplarë. Shkrimtari Trena tani disa herë ka dhuruar libra për nxënësit dhe bibliotekën e shkollës.

Falënderojmë z.Trena për donacionin e dhënë shkollës sonë, duke e uruar që të shkruajë edhe më tej vepra letrare. Suksese!

Drejtoria e shkollës