Me rastin e kremtimit të Ditës së shkollës – 27 Prillit, si dhe 55-vjetorit të themelimit të shkollës sonë, u organizua Festivali i Aktiviteteve shkollore nga të gjitha fushat dhe lëndët mësimore. Të gjitha seksionet shkollore ishin aktive dhe së bashku me mësimdhënësit dhe mësueset e tyre realizuan aktivitete të ndryshme të cilat i prezantuan para nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të tyre.
Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve për punën e tyre të suksesshme për kremtimin e Ditës së Shkollës “Hasan Prishtina”!
Drejtoria e shkollës






