Nxënësit tanë të cilët janë anëtarë të ekipit të futbollistëve të shkollës, sot, në Garat Republikane në Futsall të cilat u zhvilluan në Skënderaj zuri vendin e parë në Kosovë. Me këtë rast ata u shpallën kampionë dhe fituan kupën dhe medaljet e merituara. Ekipi ishte nën përkujdesjen e arsimtares së edukatës fizike znj.Merita Ahmeti.
Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve për rezultatet e arritura në këtë garë!
Drejtoria e shkollës