Më 1 shtator, shkolla hapi përsëri dyert për nxënësit e saj. Interesimi dhe kurreshtarët më të mëdhenj ishin nxënësit e klasave të para, të cilët  për herë të parë po takonin mësuesen e cila do t’u mësojë gjëra të reja për ta. Natyrisht, një gëzim i madh vërehej edhe në fytyrat e prindërve të cilët kishin sjellë fëmijët e tyre në shkollë.

Ishte dita e parë e shkollës për këta fëmijë dhe në takimin e parë me mësueset e tyre u njoftuan rreth teksteve dhe materialeve shkollore me të cilat duhet të pajisen për vitin e ri shkollor.

Suksese, nxënësve, mësueseve dhe prindërve për vitin e ri shkollor!

Drejtoria e shkollës