Këshilli i Nxënësve të shkollës, zhvilloi garën e madhe – finalen e kuizit të klasave të VI, me të cilën përfundoi aktiviteti më i madh shkollor i organizuar nga Këshilli i Nxënësve për këtë vit shkollor.

Gara e sotme u zhvillua ndërmjet ekipit të klasës VI/6 ndaj atij të klasës VI/7. Në fund të këtij kuizi, fitoi ekipi i klasës VI/7.i cili zuri vendin e parë. Kuizi u përcoll me vëmendje dhe duartrokitje nga nxënës të të dyja klasave garuese.

Kuizin e udhëhoqen me shumë sukses realizatoret e Kuizit të Diturisë, kryetarja e KN-së, Ana Jakaj dhe nënkryetarja e KN-së Anisa Rrukiqi të cilat janë më meritoret për organizimin e kuizit brenda shkollës sonë, Një falënderim të veçantë meritojnë edhe arsimtarët të cilët bashkëpunuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij kuizi.

Suksese ekipit fitues në finale – Klasës VI/7 si dhe organizatorëve të këtij aktiviteti të organizuar nga nxënësit!

Drejtoria e shkollës